I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, se gjoja “Kosova nuk ka qenë e okupuar”, “Plalesita gjoja se njeh Kosovën..” apo “paska qenë pjesë e Serbisë..”, ambasadori Khraishi i ka thënë gazetarit shqiptar ne Gjenevë, se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe “mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës” , kane raportuar mediat kosovare, transmeton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Gjenevë/UNO -Dr. Ibrahim Khraishi, ambasador i Palestinës pranë misionit të OKB-së në Gjenevë situatën në Kosovë e ka vlerësuar shumë të mirë në krahasim me kohën kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia, apo kur ishte pjesë e ish-Jugoslalvisë.
“Unë e njoh situatën mirë në Kosovë dhe Serbi, bile në këtë të fundit kam jetuar disa vite para më shumë se një decenie si përfaqësues i organizatave palestineze në Beograd. Si në Serbi, edhe në Kosovë gjërat kanë ndryshuar në kahe pozitive sepse dy vendet, si ish-rajone të Jugosllavisë, janë dy shtete në vete dhe më vjen mirë kur dëgjoj se mes tyre ka nisur dialogu, të cilin edhe ne e preferojmë më shumë se sa problemet të zgjidhen me kallashnikov”, ka deklaruar ambasadori Khraishi.
I pyetur rreth disa deklaratave të ambasadorit palestinez në Serbi, Muhamed Nabhan, se gjoja “Kosova nuk ka qenë e okupuar” apo “paska qenë pjesë e Serbisë..”, ambasadori Khraishi i ka thëne gazetarit shoptare ne Gjenevë se deklarimet e tille në mediet serbe nuk duket të jenë serioze dhe “mund të them se ato janë private, personale të tij, sepse dihen qartë qëndrimet e shtetit të Palestinës ndaj Kosovës”, kane raportuar mediat kosovare, transmeton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch
“Shteti i Palestinës, pra qeveria jonë mbështet proceset e filluara për integrimin e Kosovës në bashkësinë evropiane dhe ndërkombëtare, ashtu siç përkrahim edhe pavarësinë e saj. Njohja e saj nga shteti ynë është vetëm çështje kohe dhe më shumë çështje diplomatike se sa politike. Ne kemi bashkëpunim të mirë me autoritetet e Kosovës, kemi pasur takime me ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Rasti i Palestinës dallon shumë pak nga ai i Kosovës”, ka theksuar pos tjerash diplomati palestinez në fund, duke shtuar se “dallimi i vetëm mes Palestinës dhe Kosovës ekziston vetëm aty se ju keni përkrahje më të madhe nga SHBA-ja, të cilën edhe ne jemi duke e kërkuar”./Le Canton27.ch/