Ngjarjet e fundit në Lindje të Mesme kanë shkaktuar reagime të mëdha gjithandej nëpër botë. Reagime të ndryshme kanë ardhur prej shteteve dhe liderëve me peshë nëpër botë, shkruan Gazeta Mejdani.
Përderisa shtete të tëra po dënojnë sulmet izraelite mbi Gazan, ka të tjera që dënojnë më shumë sulmet e Hamasit me raketa mbi Izraelin.
E zëshme ka qenë edhe Turqia.
Sot, presidenti turk ka dalur me një deklaratë që konisderohet ndër më të ashprat deri më tani. Ai ka kritikuar ashpër administratën e Biden në raport me Izraelin dhe ngjarjet e tanishme atje. Sidomos me lejimin e shitjeve të armëve Izraelit dhe heshtjen e saj ndaj vrasjeve që po ndodhin atje.
Qasjen amerikane ndaj Gazës, Erdogan e ka quajtur “shkrim i historisë me duar të përgjakura”
“Në këto ngjarje, ju me duar të përgjakura po shkruani historinë”, i ka thënë Erdogan, Joe Bidenit./Gazeta Mejdani/