Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar për konfliktin mes Izraelit dhe popullit palestinez.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se, “Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”.
Ai ka cituar një nga autorët e biografisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, i cili kishte thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Izraeli, janë themel i politikës së jashtme së Gjermanisë.
“Biografi i Kancelares Merkel, Stefan Korneliues, thotë: Për Merkelin, SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli i përkasin themelit të politikës së jashtme gjermane. Nganjëherë Merkel flet për rezon shtetëror, para se gjithash kur bëhet fjalë për Izraelin. Por, ajo përherë e mendon të njëjtën gjë: Gjermania kurrë nuk guxon të bëjë politikë kundër Bashkimit Evropian, kundër Izraelit dhe kundër ShBA-së”.