Fjalët në titull më lartë janë fjalë të Lufti Hazirit. Ai sonte ishte mysafir në emisionin Pressing, ku si çdo herë që ndodhë, i pari i Gjilanit ka dhënë deklarata të forta të përshkuara me një sens të një politikani të rryer, raporton Gazeta Mejdani.
Ai ka folur edhe për gjendjen në institucionet shtetërore dhe ka thënë se atje janë punësuar njerëz me lista. Ata njerëz as kanë zyre e as karriga ku të ulen.
Në pyetjen e gazetarëve se cili do të jetë më i suksesshëm si kryeministër, Vjosa Osmani apo Albin Kurti, ai ka thënë prerë se Vjosa Osmani është ajo që di dhe mundet ta menaxhojë situatën më mirë se Albin Kurti.
Në një rast, Lutfi Haziri tha: “Flas me garanci, Albin Kurti nuk do të mund ta menaxhojë qeverinë as për tri javë…”
“Mos harroni, LDK-ja me komuna i ka mbi 210 mijë vota në Kosovë” ka thënë në një rast tjetër Lutfi Haziri…!
Sa i përket Gjilanit, unë nuk kam pranuar PDK-në për partner asnjëherë, ndërsa për Vetëvendosjen ju garantoj se kurrë nuk do ta afrojë për koalicion./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post