Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar sërish fotografi e video nga vizita që pati në Bruksel.
Me anë të një postimi në Instagram, Kurti ka treguar see për sigurinë e delegacionit të Kosovës atje janë kujdesur forcat belge.
Ai po ashtu ka thënë se ambasada e Kosovës në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen.
“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falënderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/COUskVCFMLE/embed/captioned/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Flajmi.net&rp=%2Fkurti-poston-foto-e-video-te-reja-nga-brukseli-tregon-se-kush-u-kujdes-per-sigurine-e-delegacionit-atje%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1275.6399999998393%2C%22ls%22%3A692.9249999993772%2C%22le%22%3A743.9149999991059%7DMë shumë nga interneti