Një femër është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:06 në fshatin Plemetin, në Obiliq.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.