Një i dyshuar nga Obliqi është arrestuar të premten pasi përmes rrjetit social Facebook dhe platformës online Merr Jep ka publikuar një shkrim me përmbajtjen “Shes Vota”.
Në raportin e policisë thuhet se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.