Profesori në Universitetin e Prishtinës, Fadil Maloku i drejtohet me këtë letër Kryeministrit Kurti:
Ngase, me ish “ekspert të kompromiseve” të dhimbshme që i praktikuan aftësitë dhe përvojat (sidomos) në Rambuje (ku pavarësia e Kosovës u prolongua për një dekadë të tërë!), pastaj Bruksel (ku u futën pa pas nevojë, në obligime për; Demarkacionin dhe Asociacionin!), nuk mund të ushtrohet NDRYSHIMI me të cilat more gjithë ato vota nga populli, e as nuk mund t’ia hedhësh traditës së “shkollës” së mashtrimit të diplomacisë serbe, e aq më pak asaj të faktorëve e miqve ndërkombëtarë;
1. Albin! Edhe Ti e dinë që “përvojat” historike të kinse shfrytëzimit të “ekspertizave” nga ana e “ekspertëve gjitholog” flasin në disfavor të idesë së ndryshimit, që e ke ndërmend me bë në emër të qytetarisë kosovare.
2. Albin! Kosova, e vitit 2021 ka aq profile tē shkolluara e të përgatitura mirë nëpër Universitetet prestigjioze, për punën dhe fahun e “kompromiseve” që po e kërkojnë nga ne, sa që; “Serbinë, e qojnë me pi ujë, dhe e kthejnë pa pi as edhe një gëllënkë të vetme”(!)
3. Albin! Mos nxito! Se edhe ashtu në fushatën zgjedhore, ke premtuar edhe publikisht;” dialogu me Serbinë, s’është prioritet Yt i parë, as i dyti, as i treti, po diku i katërti…”