Kompania e ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Isa Mustafa, ka përfituar nga pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, e Qeverisë Hoti mbi 100 mijë euro.
Përveç kompanisë së sigurisë “Balkan International SHPK”, përfitues të mëdhenj janë edhe disa kompani tjera që bartin mbi vete miliona euro pasuri.
Pas publikimit të listave që këtyre përfituesve kanë vërshuar reagimet në Kosovë.
Edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pasi kompania e Besnik Berishës përfitoi mbi 100 mijë euro.
Berisha në deklarimin e pasurisë së tij, ka treguar se kap vlerën e mbi 13 milionë eurove.
Ndërsa, Naim Miftari pyet se a ka prokurorë gjallë në Kosovë që e mbrojnë ligjin dhe shtetin nga krimi i organizuar.
Postimi i plotë:
A ka Kosova naj prokurorë gjallë që e mbron ligjin dhe shtetin nga krimi i organizuar?
Rimëkëmbja e milionerëve Oligarkëve të mafies politike qata qitshin flak për këtë buxhet të hajnisë🔥🔥, merre me mend një firmë që i ka dy puntorë të regjistruar, kluk 200.000 euro dhuratë nga kryeministri me akademi të servilitetit dhe hajnisë!
Lumez a ta kthej Petriti hale telefonin tuaj që ta kanë vjedh’ nën jastëk?