Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar në lidhje me sigurimin e vaksina anti-covid.
Berisha ironizoi me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ditë më parë deklaroi se ka siguruar 3 milionë vaksina.
“Në negociata për vaksina e kisha angazhu atë mësitin e Llapit, i cili përveç qindra shqiptarëve, ka arritur ta martojë edhe babën e vet!
Kamishi ia jep mësitit numrin e telefonit të Phizerit, ishalla pronari i Kompanisë u qëllu pa martu, dhe bé po ju bëj që kryhet puna shpejt, se ne shqiptarët dimë të punojmë veç si folkloristë”, shkroi Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Në negociata për vaksina e kisha angazhu atë mësitin e Llapit, i cili përveç qindra shqiptarëve, ka arritur ta martojë edhe babën e vet!
Kamishi ia jep mësitit numrin e telefonit të Phizerit, ishalla pronari i Kompanisë u qëllu pa martu, dhe bé po ju bëj që kryhet puna shpejt, se ne shqiptarët dimë të punojmë veç si folkloristë:
‘M’tha njani’,
‘e kam një jaran, flas me të si me ty që po flas, bile me të flas ma shlirë, nuk ruhna si me ty’
‘E di unë me kanë flas’,
‘Hajt ti se drejtpërdrejt jam në kontak bashkë me atë kryesorin, që s’bëhet gjë pa ia dhënë amini ai’,
‘Se çika e mixhës së pronarit të vaksinës (bash çika e mixhës, çfarë dere, kuq bardh, ftyra n’tavan i prek), kur ka qenë një herë në Kosovë për ndihma, te na ka pas hëngër bujtë, sa flija sa muhabeti deri n’sabah patën nejt’.
Për kontakte private jemi të zjarrtë, kontaktet zyrtare i kemi të ftohta!
Prandaj, neve duhet ne na dhënë rast me folë e jo me shkru, se me fjalë goje e dhezim zjarrin, e me shkrim e shuajmë çdo dashuri!
Pasi të vjen vaksina, kollaj, populli mundet m’ia ngul vetes gjilpërën në bark, se tash s’ka shqiptar që nuk u mësu me ja lëshu ‘plloqën’ oksigjent, ma preciz sesa plloqës t’shporetit.
Motrat medicinale s’guxojnë me ua prish gjumin natën mjekëve (nëse i sëmuri nuk është i famshëm), ato janë shumë të kënaqura me performancën e familjarëve të pacientëve, të cilët po tregohen shumë të aftë dhe të zhdërvjelltë me aparatet medicinale;
në daç me interpretu d-dimerin,
në daç me matë tensionin e gjakut,
në daç me ia ndal ose me ia lëshu hazin oksigjenit…
P.S. Mjerim kombëtar jo po popull fenomenal që e di se zori të mëson gjithçka!