Abdulhamid Dibeybe, që nga dita që ka marrë detyrën e Kryeministrit të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë e deri më sot, së bashku me autoritetet e tjera të larta të shtetit dhe qeverisë (përfshi edhe Këshillin Presidencial), vizitën me profilin më të lartë, e ka zhvilluar në Ankara më 12 prill 2021.
Shkruan: Murat Yesiltas
Dibeyde erdhi në Ankara së bashku me 14 ministra. Në këtë kuadër u zhvillua Takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Libi. Në fund të mbledhjes u nënshkruan 5 marrëveshje të rëndësishme.
Vizita së pari ka një rëndësi simbolike. Që nga emërimi i Dibeybe si Kryeministër më 5 Shkurt 2021, edhe Dibeybe dhe Presidenti i Këshillit Presidencial, Muhammed Yunus el-Menefi, morën urime dhe mesazhe mbështetëse nga qeveritë dhe kryetarët e shteteve të shumë vendeve dhe organizatat ndërkombëtare. Urimet dhe mesazhet mbështetëse u pasuan nga një trafik i madh vizitash. Gjatë periudhës së kaluar, të dy, Dibeybe dhe Menefi vizituan kryeqytetet e huaja si dhe pritën shumë delegacione dhe mysafirë të huaj në Tripoli.
Duke qenë se Qeveria e Unitetit Kombëtar të Libisë u shfaq si një strukturë legjitime që eliminoi ndarjen në Libi, pas një ambienti të gjatë konflikti, të gjithë aktorët të përfshirë aktualisht në Libi janë në një përpjekje për të krijuar një marrëdhënie me këtë qeveri. Këtu përfshihen edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Rusia dhe Franca, të cilat duke mbështetur Haftarin, u përpoqën të rrëzojnë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, paraardhëse e Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë.
Jo vetëm aktorët aktualë të përfshirë, por edhe të gjithë aktorët që presin të përfitojnë në të ardhmen nga Libia, në një mënyrë po bëjnë përpjekje për të kontaktuar Qeverinë e Unitetit Kombëtar, për të zhvilluar marrëdhënie të mira, për të pasur një ndikim të caktuar mbi të dhe për të marrë koncesione nga Libia në të ardhmen. Në një atmosferë të tillë vizita e Dibeyde dhe Qeverisë së Unitetit Kombëtar me profilin më të lartë të zhvilluar në Ankara, sjell Turqinë dhe Libinë pothuajse si aktorë “të parë ndër të barabartët”.
Një nga tiparet më dalluese të vizitës është se ajo u zhvillua me një delegacion shumë të madh ministror. Kabineti i Qeverisë së Unitetit Kombëtar është një kabinet kompromisi dhe koncesioni i krijuar nga Kryeministri Dibeybe duke konsideruar shumë ekuilibra të ndryshëm si qytete dhe rajone brenda vendit. Detyra kryesore e qeverisë, në të cilën spikat aspekti teknokratik, është që të bëjë përgatitjet që do e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të 24 dhjetor 2021, për të bashkuar institucionet dhe organet e përçara dhe rivale, dhe më në fund t’i shërbejë popullit gjatë kësaj periudhe.
Libia po përballet me probleme serioze në pothuajse çdo fushë, nga shëndetësia te arsimi, nga infrastruktura te siguria, për shkak të mos krijimit të një autoriteti të fortë që nga viti 2011, luftës civile të nisur nga Halife Haftar pas vitit 2014 dhe keqmenaxhimit për shkak të sulmeve përsëri të Haftarit në Tripoli në vitit 2019. Për popullin libian, ajo që është më e rëndësishme se orientimi ideologjik i figurave politike është se atyte të mund tu ofrohen shërbime që do të përmirësojnë në një minimum kushtet e përditshme të jetesës.
Për këtë arsye, Qeveria e Unitetit Kombëtar, e udhëhequr nga Dibeybe, duhet të prodhojë zgjidhje që do të normalizojnë në një nivel jashtëzakonisht praktik jetën e përditshme të popullit. Në këtë vizitë, jo vetëm Dibeybe dhe ekipi i tij i afërt, por edhe takimet e 14 ministrave ekzekutivë që e shoqëruan atë me secilin homologë të tyre turq, shërben për qëllimet e përgatitjes së terrenit për bashkëpunime të ardhshme në një nivel praktik. Në këtë kontekst, ministrat e Punëve të Jashtme, Industrisë, Arsimit, të Brendshëm, Mjedisit, Qeverisjes Vendore, Urbanistikës, Tregtisë, Thesarit, Financave dhe Energjisë u takuam ne homologët e tyre. Kryeministri Dibeybe, i cili vepron gjithashtu si Ministër i Mbrojtjes së Libisë, u takua edhe me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.
Një nga pjesët më të rëndësishme të marrëveshjes së nënshkruar midis Libisë dhe Turqisë si rezultat i takimeve është se tre termocentrale do të ndërtohen nga një kompani turke në Libi.
Në Libi u dëmtuan shumë elementë të infrastrukturës si gjatë revolucionit ashtu edhe gjatë luftës civile dhe përveç kësaj, termocentralet u bënë të paaftë për të siguruar shërbim të rregullt për arsye të tilla si keqmenaxhimi, neglizhenca dhe mommirëmbajtja.
Sot, një nga problemet më të mëdha që ndikon negativisht jetën e përditshme të popullit libian është ndërprerja e vazhdueshme e energjisë. Termocentralet që do të ndërtohen, do të japin kontribut të konsiderueshme në zgjidhjen e problemeve të prodhimit dhe furnizimit me energji në Libi. Ky bashkëpunim në fushën e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike do të jetë vetëm fillimi, i ndjekur nga bashkëpunimi, transferimi i përvojës dhe ndërtimi i kapaciteteve në fusha të tjera.
Në pikën politiko-strategjike, qeveria e re në Libi është e vetëdijshme se Turqia është një aktor i rëndësishëm dhe kjo pranohet edhe nga aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pa Turqinë, procesi aktual i paqes dhe vazhdimësia e procesit politik është i vështirë. Qeveria libiane e ka vendosur Turqinë në këtë pikë të favorshme. Vizita gjithashtu ka cilësinë e një prove të kësaj.