Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot ka emëruar Blerim Gashanin për zëvendësministër të Punëve të Brendshme, përcjell Gazeta Mejdani.
Kurti të sapoemëruarit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive në punë.
Përdnryshe, Blerim Gashani është njëri prej kuadrove profersional të njohur në vend. Njihet si intelektual i tarzit të lartë. Për një kohë të gjatë është marrë me shkrime dhe publicistikë. Është njohës i shkylqyeshëm i gjuhës angleze.
Qytetarët e Kosovës, Blerim Gashanin e njohin për njeri të ndershëm, entuziast dhe i përpikët në punë. Ka qenë i admiruar në të gjitha pozitat që i ka mbajtur deri më tani./Gazeta Mejdani/