Qeveria e Kosovës në mënyrë unanime në mbledhjen e sotme ka miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ky vendim u mor me propozimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ky koncept dokument rekomandon që projektligji që pritet të hartohet për këtë çështje, të parasheh konfiskimin e pasurisë të bëhet sipas modelit të tretë.
Ky model parasheh se kërkesa për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme të bëhet në rastet kur prokurori apo organet e tjera të autorizuara kanë dyshime se pasuria e personave të caktuar është fituar përmes veprimtarisë joligjore, edhe në rastet kur ndaj personave të tillë nuk ekziston një aktgjykim dënues.
Ministrja Haxhiu tha se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të pasurisë.
Ajo paralajmëroi se themelimin e një agjencie të pavarur për procedurat e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.