Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi në emisionin “Express Rozë” ka treguar se kush i bëri ftesë që t’i bashkohet Vetëvendosjes.
Ndryshe, Matoshi e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.
“Në Lëvizjen Vetëvendosje kam shumë miq, njësoi si në parti të tjera që kam shumë miq, në Vetëvendosje kam edhe shokë edhe mendimet e ideja e tyre janë përputh me të mijat”, tha Matoshi.
“Unë Albinin e çmoj shumë si njëri, si intelektual, si njëri paqësor, si njeri i pakorruptuar. Kam fol edhe me Albinin, oferta sigurisht është bërë prej Albinit e njerëzve përrreth tij”, deklaroi Adriana Matoshi.