Kandidati i LVV-së, për deputet në zgjedhjet e fundit Liri Loshi me një postim gjatë ditës së sotshme është shprehur i dëshpëruar me punësimet familjare që janë bërë në qeveri.
Në postimin e tij të mëparshëm, Loshi dha përshtypjen se është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Megjithatë, me anë të një postimi të ri, Loshi ka thënë se nuk është larguar nga LVV por është distancuar nga punësimet që po bëhen.
Postimi i plotë:
Portalet me paskan larguar nga Lëvizja Vetëvendosje!!! Nuk është e vërtetë që jam larguar, apo që më kanë larguar. E vërteta është se jam distancuar nga punësimet, apo emërimet në qeveri të familjarëve të politikanëve me profil të lartë në Vetëvendosje. Mendoj se të keqen duhet identifikuar dhe luftuar më kohë dhe koha më e mirë është sapo të paraqitet ajo. Ju faleminderit për mirëkuptim!