Nuk ka asgjë më e pështirë se aroma e ushqimit të ndenjur në frigorifer
Kur ushqimin të cilin e kemi lënë në frigorifer merr “aromat” e të gjithë artikujve të tjerë, atëherë nuk mund t’i hamë as të hapim derën e frigoriferit.
⦁ Një herë në javë futeni qymyrin aktiv në frigorifer: Nuk ka nevojë ta pastroni, frigoriferi gjithmonë është i freskët! – transmeton Mejdani.
Vendosni në një pjatë të vogël pluhur qymyri dhe ai do t’i thithë të gjitha aromat e pakëndshme, dhe kur ta hapni frigoriferin do të ndieni vetëm freski.
Për shkak të masave të sigurisë qymyrin aktiv mund ta mbani përherë në frigorifer.
Vendosni pluhur qymyri aktiv në një enë të vogël plastike në të cilën më parë keni bërë një vrimë në kapak dhe mos u brengosni.
Mos harroni që herë pas here ta ndërroni qymyrin aktiv.
⦁ Nëse frigoriferin e fshini nga ana e brendshme me leckë të njomur në uthull alkoolike, më nuk do të ndieni aromë të pakëndshme nga frigoriferi.
Nëse dëshironi që të siguroheni që edhe kurrë të mos ju marrë ushqimi me aromë të keqe, në frigorifer mbani një gotë të vogël me uthull.
⦁ Të njëjtin funksion të thithjes së aromës e ka edhe kafja e freskët e fërguar e cila vendoset në enë plastike në të cilën është i shpuar kapaku.
⦁ Aromat do t’i “thithë” edhe korja e bukës së thekrës në frigorifer; apo feta e dardhës; apo feta e djathit; apo patatja e prerë.
⦁ Nëse dëshironi ta pastroni hollësisht frigoriferin ju propozojmë që në ujë të vakët të shtrydhni lëng nga një limon i plotë dhe me atë tretje ta pastroni brendësinë e frigoriferit.
Discussion about this post