Një ditë pas votimit të Qeverisë Kurti2 në Kuvendin e Kosovës, më 23 mars 2021 me ceremoni shtetërore, kryeministri Albin Kurti mori detyrën e re. Detyrën ia dorëzoi kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.
Tash kur janë bërë dy javë që nga fillimi i punës së Qeverisë, kryeministri Albin Kurti është duke vazhduar me emërimin e zëvendësministrave në 15 ministri.,
Deri më sot Kurti ka emëruar 15 zëvendësministra, ndërkaq nuk dihet se deri në sa do të shkoj ky numër në ditët në vazhdim.
Kujtojmë se në Qeverinë Kurti1 në shkurt në 2020 ku LVV bashkëqeverisi me LDK-në, ishin emëruar 33 zëvendësministra.
Numri i lartë i zëvendësministrave ka qenë gjithmonë sfidë për Qeveritë, duke marrë parasysh edhe koston që i shkakton buxhetit të shtetit.
Kurse gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit ishin emëruar mbi 50 zëvendësministra.
Qeveria Haradinaj në vitin 2018, kishte emëruar mbi 80 zëvendësministra, numër ky që ishte kritikuar vazhdimisht nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Më poshtë gjeni emrat e zëvendësministrave të emëruar deri më tash nga kryeministri Albin Kurti:
Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,
Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,
Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,
Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,
Avod Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë
Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.
Në ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, zëvendësministër ishte emëruar edhe Qazim Rrahmani, por i njëjti gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se i ka dorëzuar kryeministrit Kurti dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.