Mustafë Bajrami ka uruar gjithë popullin e Kosovës për zgjedhjen e Znj. Vjosa Osmani për presidente të vendit. Me këtë urim, fillimisht i ishte drejtuar vetë Presidentes, pastaj Kryeministrit, miqve të tij në Facebook dhe gjithëve qytetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Mejdani.
Në ndërkohë, Z. Bajrami nuk ka lënë pa i falenderuar edhe deputetët dhe klasën politike që ndihmuan procesin e zgjedhjes së Presidentes së vendit.
Për më tepër, para disa ditësh ai i është drejtuar votuesve të Vetëvendosjes që ata të jenë nismëtarët e shembullt për ndryshimin e dëshiruar. Në atë shkrim, Dr. Bajrami e kishte parashtruar një pyetje të rëndësishme:
“A doni të ju tregoj saktësisht si mund të bëhet ndryshimi i dëshiruar, si realizohet rimëkëmbja dhe si mund të çrrënjosen korrupsioni dhe të ligat”?
Më pastaj ai përgjigjet: “Ekziston vetëm një mënyrë. Pra, vetëm nëse ne 438000 votuesit e Vetëvendosjes ulemi dhe betohemi me shpirt e me gjithë mendje se nuk do të bëjmë diçka që bie ndesh me ligjin e as do t’i prijmë e lejojmë të tjerët ta thyejnë ligjin. Nëse qytetarët e këtij e duan sinqerisht Albin Kurtin siç kanë “deklaruar” duke e votuar atë, nëse vërtetë ia donë të mirën vendit dhe e duan këtë shtet, atëherë pikëspari dhe pikërisht këta njerëz duhet të jenë shëmbëlltyre për gjithë të tjerët. Këta duhet të jenë ndihmëtaret e parë të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes.
Dr. Bajrami nuk e kishte lënë pa e përmendur një ajet nga Kurani i cili thotë se Zoti e ndryshon gjendjen e një populli, vetëm pasi njerëzit të fillojnë ta ndryshojnë vetveten.
Më poshtë gjeni shkrimin e sotshëm të tij:
Urime Kosovë!
Urime Znj. Presidente!
Urime Z. Kryeministër,
Urime të gjithëve, posaçërisht Juve miq të dashur këtu në Facebook!
Respekt, nder e falënderime të gjithëve që i kontribuuan këtij momenti kaq të rëndësishëm për Kosovën dhe gjithë popullin e saj!
Zoti e ruajt Kosovën dhe bekoftë atë!
Tanimë është koha për punë. Jo vetëm me fjalë. Por me vepra ta dëshmojmë se e duam këtë vend. Se mundemi dhe duhet të bëjmë edhe më shumë për këtë vend e njerëzit e këtij vendi. Këtë duhet ta bëjmë sidomos ne, 438.000 votuesit e ndryshimit!
Na priftë e mbara!
Allahun e paqim në ndihmë…!
Ky është postimi i tij i para disa ditësh:
Qytetarë të Kosovës!
A doni të ju tregoj saktësisht si mund të bëhet ndryshimi i dëshiruar, si realizohet rimëkëmbja dhe si mund të çrrënjosen korrupsioni dhe të ligat?
Ekziston vetëm një mënyrë.
Pra, vetëm nëse ne 438000 votuesit e Vetëvendosjes ulemi dhe betohemi me shpirt e me gjithë mendje se nuk do të bëjmë diçka që bie ndesh me ligjin e as do t’i prijmë e lejojmë të tjerët ta thyejnë ligjin. Nëse qytetarët e këtij e duan sinqerisht Albin Kurtin siç kanë “deklaruar” duke e votuar atë, nëse vërtetë ia donë të mirën vendit dhe e duan këtë shtet, atëherë pikëspari dhe pikërisht këta njerëz duhet të jenë shëmbëlltyre për gjithë të tjerët. Këta duhet të jenë ndihmëtaret e parë të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes.
Pra, ne që kemi “bërtitur” deri në qiell se e duam ndryshimin dhe kemi punuar për ndryshimin, ne duhet të jemi të parët që e nisim atë. Duhet të jemi ata që i vlerësojmë meritorët, që i promovojmë vlerat dhe i ‘ndëshkojmë’ pameritorët dhe antivlerat.
Këta 438000 votues nuk duhet të jenë zëvendësim i së kaluarës, por, me që kanë kërkuar ndryshimin, duhet të jenë shkëndija, iniciatorë dhe ndihmëtarët e ndryshimit. Promotorët e qeverisjes tjetërfare dhe më të mirë.
Në të kundërtën, le që nuk do të kemi fytyrë t’i kritikojmë të mëparshmit, por, përtej të qenurit mashtruesë ordinerë, ne nuk do të kemi të drejtë të flasim as për drejtësinë, as për ndryshimin e dëshiruar e as për dashurinë ndaj atdheut.
Ajeti kur’anor që thotë se Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk fillojnë ta ndryshojnë vetveten, e ka pikërisht vetëm këtë shpjegim.
Asnjë tjetër.
Pikë./Gazeta Mejdani/