Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 15:00.
Në këtë mbledhje do të jetë në rend dite nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256”.
Inicimi për ndryshimin e kësaj procedure fillimisht bëhet në Kuvendin e Kosovës, ku më pas Projektligji i përcillet Qeverisë për opinionin e saj dhe më pas përgatiten deklarimet për ndikimin buxhetor dhe se a është në përputhje kjo me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Pas kësaj procedure, i ofrohet Kuvendit për të marrë vendim nëse duhet të kalojë ose jo Ligji. Në rast se kjo ndodhë atëherë do t’i mundësohet diasporës që të votoj në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.
Kujtojmë se në orën 16:00 do të mblidhet edhe Qeveria e Kosovës.