Gjatë ditës së sotme pritet të zgjedhet Vjosa Osmani presidente e Republikës së Kosovës.
IndeksOnline mëson nga burimet se Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit sot.
Në seancën që është duke u mbajtur tani për formimin e komisioneve, janë të pranishëm 86 deputetë.
Deri më tani nga LDK-ja kanë deklaruar se do ia bëjnë kourumin Osmanit për presidente, kurse nga PDK-ja e AAK-ja kanë thënë se nuk do të qëndrojnë në sallë.
Ndryshe, partitë e komuniteteve joserbe po ashtu kanë shprehur mbështetjen edhe për zgjedhjen e Osmanit.