Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur në selinë qendrore të kësaj partie ku do të mbahet mbledhja e Kryesisë.
Këtu pritet të diskutohet për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online. Në zyrat e selisë kanë ardhur, nënkryetari Lutfi Haziri, nënkryetarja Shqipe Mjekiqi, ish-ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, e ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.