U.d. Presidenti i Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Përmes një njofitmi për media, bëhet e ditur se ambasadori Konsnett ka uruar Konjufcën për detyrat e reja.
“Ambasadori Konsnett uroj u.d. Presidentin Konjufca për detyrat e reja si u.d. President dhe Kryetar i Kuvendit, duke i dëshiruar sukses dhe duke konfirmuar përkushtimin e tij dhe të ShBA-së për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kosnett, gjithashtu ka konfirmuar përkushtimin e tij dhe të ShBA-së për të bashkëpunuar me institucionet e Republikës së Kosovës.
“Nga ana tjetër, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kosnett dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe partneritetin e vazhdueshëm me Republikën e Kosovës. Z.Konjufca vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit edhe të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të të dy shteteve, duke konfirmuar përkushtimin e tij për një gjë të tillë. U.d. Presidenti Konjufca poashtu ka potencuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konstituimit sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve, si parakusht për zhvillim të proceseve me rëndësi për vendin”, thuhet në komunikatë.
Tutje, ambasadori ka kërkuar që të përmbyllet konstituimi i institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke potencuar rëndësinë e zgjedhjes së Presidentit.
“Ambasadori Konsett potencoi rëndësinë e zgjedhjes së Presidentit të vendit, duke përmbyllur kështu konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai theksoi nevojën për rol konstruktiv të të gjitha forcave politike në vend përgjatë këtij procesi, duke pasur parasysh interesin shtetëror para atij politik e partiak”, thuhet në njoftim.