Mediat izraelite po e cilësojnë si presion letrën e djeshme të presidentit turk, Tayip Erdogan drejtuar kryeministrit Kurti e ku kërkohet shqyrtimi i zhvendosjes së ambasadës nga Jeruzalemi.
Media izraelite “Israel Hayom”, ka raportuar për këtë letër që Erdogan ia nisi dje kryeministrit të ri të Kosovës, shkruan lajmi.net
“Presidenti i Turqisë, Erdogan ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës që ta rikonsiderojë hapjen e ambasadës në Jerusalem”, shkruan Israel Hayom.
Erdogan ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës më herët që kjo lëvizje mund t’i dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-Turqi në të ardhmen.
Disa shtetet tjera ose kanë hapur ose janë zotuar se do të hapin zyra diplomatike në qytetin e Jerusalemit.
Vendimi për hapjen e ambasadës në Jeruzalem ia ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, mirëpo që kishte shkaktuar reagime të mëdha nga Bashkimi Evropian.