Sot është dita botërore e Tuberkulozit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Kosovë gjatë vitit 2020 janë regjistruar 441 raste të tuberkulozit.
Kjo sëmundje mund të parandalohet, mjekohet dhe shërohet.
Në vendin tonë barnat janë falas për të gjitha rastet e tuberkulozit.
Simptoma janë: temperaturë, djersitja gjatë natës, plogështia dhe zbehja, kollitja mbi tre javë, këlbaza me shenja gjakut dhe humbja e peshës dhe oreksit.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që përhapet përmes ajrit, nga i sëmuri te personi i shëndoshë përmes përshtymës, teshtitjes dhe kollitjes.
Njoftimi i plotë: