Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sonte mori besimin e 67 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të qeverisur me vendin është uruar nga Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ky i fundit pret të bashkëpunojnë në çështjet me interes të përbashkët.
“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Unë pres të punoj me ju dhe qeverinë tuaj në prioritetet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.