1. Ukshin Hoti, i refuzoj gjitha joshjet dhe privilegjet që ia kishte ofruar pushteti i atëhershëm Jugosllav, në kēmbim të ndërgjegjësimit të kombit…!
Shkruan: Fadil Maloku
Ai për mua dhe ata qê e çmojnë, është padyshim një njeri i madh i kombit shqiptar, jo shkaku i bindjeve të tija IDEOLOGJIKE, (që atëbotë Ai për gjykimin tim) i “shfrytëzoj” mjeshtërisht për ta senzibilizuar jo vetëm pjesën akademike /ku me shumë prej tyre s’u pajtua asnjëherë!/, por, edhe ate mediatike /që besonte se ishin një katalizator i emancipimit politik të kosovarëve/ e sidomos ate studentore) po shkaku i luftës që e bënte guximshëm dhe haptas për kombin!
Natyrisht, sot jemi dëshmitar që në skenën politike profesor Ukshin Hoti, qëllimshëm (keq)përdoret nga ana e disa të ashtuquajturëve “djathëtist”, për ta stigmatizuar dhe anatemuar Vetëvendosjen!? Duke harruar, që ky kolos i mendimit dhe politikës së diplomacisë, ashtu sikurse psh Ibrahim Rugova, nuk mund dhe nuk duhet të mbesin “pronë” ekskluzive të njê partie! Por, jane dhe mbesin të gjithë kombit…
2. Ukshin Hoti, me kapacitetet intelektuale dhe dijen e sidomos me përvojen e analizês dhe fuqisë argumentimit sociologjik e sidomos dipllomatik (kishte udhëheq dhe kryesua ne shumë udhëtime nëpër botë, delegacione shtetërore të ish Jugosllavisë! Në ligjërimet e tija tejet interesante për kombet e shtypura nëpër botë, fliste me eufemizëm por kur hetonte që “kapacitetet” tone s’arrinin ta kuptonin saktësisht mesazhin e Tij të ligjërimit, ia niste pa ekuivoke eksplorimeve sociologjike…
Ukshin Hoti, sikur të dëshironte me me përgaditjet e tij arsimore dhe pedagogjike që i kishte ka mund të futet në rrethin e ngushtē për postet më të larta federative, të ushtroj shumë funksione, sikurse disa shqipfolës (si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Kaçusha Jashari, Mahmut Bakalli…) por, gjitha me vetëdije i refuzoj…
Jam dëshmitar i gjallë, dhe si sot i mbaj në mend fjalët dhe përshkrimin nē detale… (prangat në këmbë e duar, torturim me ujë,… etj.) të torturave që ia kishin bërë sigurimi serb, kur kishte dal nga burgu herën e parë…! Përshkrimin, ma ka bë ulur ashtu galuc … para fakultetit filologjik (sot, atëbotë filozofik).
Aty në atë “shpjegim” historik, me vogëlsinë time të një studenti kureshtar, në heshjte ia pata dhenë vetës sime betimin që vepra, sakrifica dhe përkushtimi i këtij kolosi për të drejtat e kombit shqiptar në Jugosllavi do më shërbej si “meny” obligative për avokaturën që duhet të ia bëjme vetës sonë…