Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe kandidaten e VV-së për presidente, Vjosa Osmanin.
“Kemi përfunduar takimet me LVV-në sepse pozicionet janë të qarta. LVV është në pozitë ne jemi ne opozitë. ne do të jemi një opozitë aktive dhe do të jemi një alternativë e re në skenën politike gjatë qeverisjes. Këtu përfundojnë takimet me LVV-në. Jemi dakorduar që pas formimit të institucioneve të takohemi me pretendenten për presidente dhe të kuptojmë pozicionin e saj karshi LDK-së, VV-së, partive opozitare e në veçanti karshi nismës së saj politike të paralajmëruar”, ka thënë ai teksa ka njoftuar se takimi do të zhvillohet javën e ardhshme, pas formimit të Qeverisë.