Lypësit nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës e sidomos në Prishtinë janë bërë preokupim i rëndë për qytetqarët e vendit. Këty lypës të pamëshirshëm po malltretojnë fëmijët dhe po i keqpërdorin ata për përfitime të ulëta, shkruan Gazeta Mejdani.
E gjithë kjo ka rritë pezmin e qytetarëve dhe ka shtuar reagimet e tyre të përditshme. Sepse pamjet janë të rënda teksa përdorën fëmijët në mënyrat më kriminale.
Një reagim i ashpër ka ardhur sot edhe nga Mustafë Bajrami. Ai i ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të parandalojnë këto krime që po bëhen para syve të botës.
Mustafë Bajrami ka shkruar edhe më parë për këto raste. Në një rast, ai i ishte drejtuar qeveritarëve me pyetjen si nuk u vjen rëndë kur shohin lypësit e shtrirë rrugëve, në shi e në borë para dhe përreth ndëretës së Qeverisë.
“A keni shpirt, a ju vret ndërgjegja kur i shihni këta lypës e ju për çdo ditë kaloni pranë tyre. Pse nuk veproni ndaj patronëve të këtyre lypësve që po i përdorin në mënyrat më makabër”, pati pyetur Bajrami.
Sot në shkrimin e tij, Bajrami ka shtruar një pyetje interesante dhe intigruese. Me këty pyetje ai i është drejtuar Policisë së Kosovës dhe Prokurorirë së Shtetit:
“Kush qëndron pas këtyre kriminelëve, kush po ju pengon Juve e përse lejoni të vriten këta engjëj të vegjël. Përse nuk nga mbroni bile as neve nga këto traumatizime të tmerrshme? Edhe diçka: Po ju pyes si një baba që i dhemb në shpirt kur sheh pamje të këtilla të veprave kriminale ndaj fëmijëve të pafajshëm: Zotrate, a keni mekanizma që t’i ndaloni këta kriminelë, nëse po, pse nuk i përdorni, e nëse jo, pse nuk e kërkoni ndihmën e qytetarëve për të vepruar”?
Mustafë Bajrami ka kërkuar gjithashtu që të ndalen, siç i ka cilësuar ai, këto vepra kriminale ndaj fëmijëve të pafajshëm.
“Zotrate, Ju Ekselenca përgjegjës, shpëtoni këta engjëj të vegjël e të pamborjtur që po vriten para syve të botës dhe para syve tuaj”, ka thënë ai në fund të shkrimit të tij.
Shkrimi i plotë në llogarinë e tij në Facebook:
Denoncim dhe Lutje nga zemra,
Drejtuar Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe të gjitha institucioneve tjera kompetente!
Ky njeri në foto, një kriminel ordiner dhe disa të tjerë si ky, për vite të tëra vrasin fëmijë para syve të botës dhe para syve tuaj, duke i traumatizuar edhe qytetarët e Prishtinës me këto pamje të trishta. I alivanosin fëmijët nuk di me çka, dhe në ditët më të ftohta të dimrit i lënë kështu si në foto e herë-herë duke i shtrirë për tokë. E për këto vepra kriminale, si kompensim, qytetarët po i paguajnë me para kesh, ndërsa Ju të nderuar kompetentë, në vend se t’i ndaloni, po i lejoni t’i kryejnë këto krime makabër.
Botërisht ju pyes: Kush qëndron pas këtyre kriminelëve, kush po ju pengon Juve e përse lejoni të vriten këta engjëj të vegjël. Përse nuk nga mbroni bile as neve nga këto traumatizime të tmerrshme? Edhe diçka: Po ju pyes si një baba që i dhemb në shpirt kur sheh pamje të këtilla të veprave kriminale ndaj fëmijëve të pafajshëm: Zotrate, a keni mekanizma që t’i ndaloni këta kriminelë, nëse po, pse nuk i përdorni, e nëse jo, pse nuk e kërkoni ndihmën e qytetarëve për të vepruar?
Dine, se këta njerëz janë edhe agresiv të rrezikshëm, siç ndodhi sot një rast konkret, para syve të mi.
Mbes me shpresën se ky denoncim e kjo lutje do të merret parasyshë nga Ju, Ekselenca të nderuara…! /Gazeta Mejdani/