Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilja Rexhepi deklaroi se do të përkrah formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente.
Këto deklarata Rexhepi i bëri pas takimit që pati me Kurtin dhe Osmanin, ku tha se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë në takimin e sotëm.
Siç tha ajo, vazhdon marrëveshja e bërë para një viti e cila do të jetë në funksion të interesave të komunitetit boshnjak.
“Siç kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1 përkrahim edhe qeverinë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe për President znj. Vjosa Osmani… Ne kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak”, tha ajo.