Zëvendës ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka folur për kryeministrin në ardhje të Kosovës, Albin Kurti.
Palmer u shprehë se e njoh Kurtin që një kohë të gjatë dhe se ka një respekt të jashtëzakonshëm për të.
“A është Kurti si partner politik të përshtatshëm? Nëse me të përshtatshëm mendoni dikë që është i gatshëm për të punuar krap për krahu me ShBA-të, për të ndihmuar në avancimin e të ardhmes më të mirë për popullin e Kosovës, absolutisht po. Kemi pasur marrëdhënie të mirë me Kurtin kur ishte kryeministër më parë. E njoh Albin Kurtin kohë të gjatë. Njihemi me vite të tëra. Kam respekt të jashtëzakonshëm për të. Sigurisht mendoj që ai vë interesat në të mirë të Kosovës mbi të gjitha dhe mirëpres mundësinë të punoj me të dhe qeverinë e tij për prioritetet tona të përbashkëta”.
“Kam dëgjuar nga Kurti dhe të tjerët nga Vetëvendosja se prioritet e tyre janë përpjekjet kundër korrupsionit, transparenca, qeverisja e mirë, t’i rregullojnë çështjet në Kosovë dhe sinqerisht mendoj se kjo është e hatashme. Këto janë edhe prioritet tona. Kemi punuar për këto çështje kohë të gjatë, do të jemi partner të mirë në këto përpjekje të qeverisë së ardhshme. Do të punojmë politikisht, do të punojmë me ta në programe. Duam t’i shohim këto çështje duke ecur përpara. Në të njëjtën kohë, bota nuk do të ndalet për të pritur Kosovën që të punojnë në këto prioritete. Do të ketë nevojë që Kosova të angazhohet edhe në politikën e jashtme, përfshirë edhe në veçanti në dialogun me Beogradin”.
“Jam mjaft i bindur se qeveria e Kosovës, që Kurti dhe qeveria e tij do të jenë plotësisht të aftë për t’u angazhuar me fqinjët, për t’u angazhuar në politikën e jashtme edhe përderisa punojnë në çështjet e brendshme”, u shprehë ai.