Sot është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sipas rezultateve, LVV ka dalë partia fituese me 50.28 për qind.
E para zgjedhjeve ka pasur mjaft zëra se VV e ka të pamundur të arrijë këtë shifër.
Ishte Daut Haradinaj nga AAK, ai që kishte thënë se edhe po të ngjallen Ibrahim Rugova e Adem Jashari dhe të futen në garë, është vështirë të besohet se dikush i merr 50 për qind.
Këtë deklaratë e ka publikuar analisti Imer Mushkolaj në Facebook, duke thënë se në anën tjetër VV i ka fituar 50.25 për qind.
Postimi i tij i plotë:
Daut Haradinaj: “Me u çu Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin sot, dytë me i shti në garë, vështirë është me besu që i merr dikush 50 për qind”. Ndërkohë KQZ: VV 50.28 për qind.