Një tërmet prej 6.9 shkallë të Rihterit ka goditur sot Greqinë rreth orës 11:15.
Sipas informacioneve të para dridhjet janë ndier në tërë Greqinë, e më së shumti në Solun.
Në anën tjetër, ekipet e zjarrfikësve nuk kanë ndonjë informacion lidhur me lëndime të mundshme të qytetarëve e as dëmet materiale.
E dridhjet janë ndier edhe në tërë rajonin duke filluar nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.
Pamjet amatore të publikuara në rrjete sociale shfaqin momente paniku tek qytetarët në Greqi, që kishin dalë jashtë apartamenteve nga frika se mund ta pësojnë.
Megjithatë, disa ishin më të guximshëm duke qëndruar brenda, dhe filmuar se si gjithçka brenda apartamenteve lëvizte nga fuqia e madhe e tërmetit.
Mediat greke raportojnë se deri më tani pesë tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme kanë goditur Greqinë.