Brigjet e Greqisë janë goditur nga një tërmet i fuqishëm me madhësi midis 5.9 dhe 6.4 të shkallës Rihter.
Dridhjet thuhet se janë ndjerë deri në Turqi, Egjipt, Siri dhe Izrael.
Ky tërmet ndodhi një javë pas një tërmeti tjetër me magnitudë 6.3 në Kretë, duke i kthyer ndërtesat në rrënoja.
Epiqendra e tërmetit besohet të jetë afër ishullit Dodekanez të Rodosit.
“Tërmeti i shkallës 6.4 u ndje në Detin Mesdhe dhe Greqinë e Jugut”, shkroi në Twitter Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Banorët thanë se dhomat e tyre u lëkundën sa “nga njëra anë në tjetrën”.