Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me coronavirus.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, kryeministrja Sanna Marin, javën e kaluar e kishte marrë një vendim në parim për shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme.
Vendimi nga autoritetet vjen si rrjedhojë e rritjes së mprehtë të infeksioneve e cila erdhi si pasojë e varianteve të reja.
Finlanda me këtë rast ka mbyllur tashmë kufijtë e vendit.
Gjendja e jashtëzakonshme gjithashtu do të lejojë qeverinë të mbyll më tej shkollat dhe të kufizojë lëvizjen midis rajoneve.
“Qeveria e sheh të nevojshme që të gjithë të kemi më pak kontakte”, tha kryeministrja Marin.
Finlanda, ndër vendet evropiane më pak të prekura nga virusi, ka regjistruar 58 mijë raste dhe 742 viktima që nga fillimi i pandemisë.