Ndeshja e sotshme në futboll mes Kosovës dhe Republikës Çeke ishte e një rëndësie të veçant. Fitorja e Kosovës ndaj Çekisë ia mundësoi vendit tonë të renditet në vendin e parë para Anglisë. Edhe nëse deri në përfundim të ndeshjes mes anglezëve dhe bullgarëve ku do të dihet pas përfundimit të saj, shkruan Gazeta Mejdani.
Gjithsesi, Kosova është në periudhën e parafushatës zgjedhore. Zakonisht, politikanët shfrytëzojnë momente të caktuara për tu dukur sa më “cool” para elektoratit.
Andaj, edhe sot, në stadium janë parë fytyra politike të shumta. Por jo edhe Albin Kurti.
Gazeta Mejdani është interesuar për këtë ngjarje dhe ka gjetur përgjigjen e saktë në murin llogarisë në Facebook të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti.
Në bazë të asaj që kishte shkruar Kurti aty, ai gjendet në Aarau të Zvicrës për të marrë pjesë në një diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike. Në atë panel, ai do të flet përkrah deputetit zviceran, Cedric Wermuth.
Në panel do të jenë pjesëmarrës edhe një numër i konsiderueshëm i bashkëatdhetarëve tanë atje.
Postimi i plotë i Albin Kurtit në llogarinë e tij në Facebook:
Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Wermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë.
Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Forca djema!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post