Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 67.008 raste nga 291.847 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.579 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.829.
Ndryshe, një ditë më parë drejtori i Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tubimet e partive poliotiker para dhe gjatë fushatës zgjedhore paraqesin rrezik potencial të ndikohet në përhapjen e virusit.
Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Krasniqi tha se tashmë në Kosovë janë vetëm tri raste të konfirmuara. /Gazeta Mejdani/