Lëvizja Vetëvendosje bindshëm ka fituar numër të madh votash edhe në komunën e Istogut, duke siguruar kështu 43.81 % të votave.
Vjosa Osmani ka marrë hiç më pak se 5 mijë e 712 vota, Glauk Konjufca 2 mijë e 893 vota si dhe Arben Vitia 1 mijë e 242 vota.
1 mijë e 118 vota ka marrë edhe Vasfije Krasniqi e cila kandidoi për herë të parë për deputete të Kuvendit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Nga istogasit vota ka siguruar edhe Donika Gërvalla, 1 mijë e 934 vota.
Më poshtë mund të shihni listën e plotë të kandidatëve, dhe votat që ata kanë marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mund t’ju interesojnë