Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, është shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare sa ishte në këtë post.
Sipas aktgjykimit të sotëm, ai mori dënim me kusht prej një viti e gjashtë muajsh.
Lekaj bashkë me Ismet Isufin si drejtor për Bujqësi në komunën e Gjakovës akuzohen se në periudhën nga viti 2008 e deri më 2014 kanë shpërndarë subvencione përmes kompanisë “Union-VI” duke rënë ndesh me Ligjin për Menaxhim të Financave Publike.
Dënim mori edhe Ismet Rama, një vit me kusht, ndërkaq Veli Hajdaraga u dënua me tetë mijë euro gjobë për mashtrime me subvencione dhe shmangie nga tatimi.