Isa Mustafa zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të LDK-së, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e djeshme.
Në lidhje se a ka ndikuar Vjosa Osmani që LDK-ja të ketë këtë rënie, Mustafa ka thënë se nuk mund ta shpjegojë këtë gjendje të LDK-së.
”Unë atë që e shoh tani nuk mund ta shpjegoj sepse kemi një gjendje që nuk është sprovuar dhe nuk e kemi parë akoma. Kemi ndryshime të tilla për një periudhë kaq të shkurtër kohore. Por, prapë mbetet çështje e frymës, çështje e qytetarëve dhe mbetet të presim se çfarë mund t’i ofrojë qeveria e re këtij vendi. Nuk kish komentu më shumë. Është një proces që është zhvilluar në rregull dhe nuk kemi asnjë vërejtje në lidhje me rregullsinë e procesit. Ndërkaq, vota është vullnet i qytetarëve. Sa ky vullnet të vazhdojë tutje, por prapë është çështje tjetër. Për këtë arsye ne do të mobilizohemi, do të punojmë, në mënyrë që LDK-ja të rikthehet prapë, të jetë e fuqishme dhe të jetë forcë e rëndësishme politike”, ka thënë ai.