S’ke tjetër zgjedhje: O me Albinin, o me hajna!
Shkruan: Kimete Berisha
Të diturit,
të ndershmit,
të mërziturit
të lënit pasdore,
të shkelurit,
të papunët,
të braktisurit,
të harruarit,
të vetmuarit,
vajzat dhe djemtë,
bujqit,
punëtorët,
studentët,
krenarët,
idealistët,
besimtarët,
të duruarit,
kokëfortët,
të pakorruptuarit,
të pakompromisët,
të rinjtë
të moshuarit, të pikëlluar,
Të gjithë ata që e urrejnë dhe e përbuzin të keqen,
me Albin Kurtin.
Të tjerët janë Kapitulli më i errët i Historisë shqiptare, ata janë mafia, janë nëntoka, janë koka e krimit të organizuar dhe korrupcionit më të madh në botë.
- Isa Mustafa
Kur po ngjitet në skenë për t’i dhënë shtytje morale Avdullah Hotit, nuk po duket si Desdemona (kur mundohet ta e bind Othellon se është e pafajshme),
por po duket Jalla moj Mihane me dy mindila: si te vargu 2, strofa 3: ‘Avdullahu i nanës nuk po din me fol, ja blen Isa një mikrofon’.
– Nuk ka pse merr poza si statuja e Jezu Krishtit në maje të Basilikës në Barcelonë, bota e di se Avdullahu është mysliman dhe s’ka pse turpërohet.
Mos u tut prej fesë, por prej Zotit.
– Që LDK (me gazetarët e saj me parapagim dhe paramendim), ia shan Vetëvendosjes popullin mysliman dhe ia quan ‘islamistë’, nuk i ndihmon LDK-së të bëhet parti e krishterë.
- Ramush Haradinaj
Nuk mund ta bashkojë Kosovën me Mitrovicën e me Çakorrin, por do të na bashkojë me Shqipërinë.
Mashtrues dhe naiv.
Naiv e bën bindja që kujton se po na mashtron.
Kush vuan sot për bashkim?
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, sipas Ramush Haradinajt është ‘Hajna të të gjitha trojeve shqiptare, bashkohuni’.
Shqiptarët nuk janë të bashkuar, por hajnat shqiptarë, politikanët e korruptuar të gjithë janë bashkë, si në Kosovë, edhe në Shqipëri, të gjithë milioner, i mbajnë të pushtuara të gjitha Institucionet.
Para se të bashkohen, shqiptarët duhet të shërohen nga Kleptomania,
për të vjedhur çka ju del përpara,
për të vjedhur edhe gjërat që i kanë,
për të vjedhur gjërat për të cilat nuk kanë nevojë.
Kleptomania është sëmundje mendore, ka të bëjë edhe me ‘historikun familjar’.
Ramush Haradinaj ka edhe faje të tjera përveç që u bë milioner pa punuar kurrë.
S’duhet t’ia harrojmë (sidomos ne të Mitrovicës) që si Kryeministër e ka mbajtur një minutë heshtje për të akuzuarin për krime dhe vrasje të shqiptarëve, Oliver Ivanoviqin.
Dhe, ka bërë tregti politike me Çakorrin.
Dhe, shumë e shumë mëkate tjera.
Por mbi të gjitha Ramush Haradinaj hyn në histori sepse është i vetmi politikan që e ka korruptuar edhe Agjencionin Kundër Korrupcionit.
Ky Agjencion (duhet të hetohet) sepse e ka legjitimuar korrupcionin e Blerim Kuçit, i cili si ministër ia ka dhënë tenderin Kompanisë së tij private.
- Enver Hoxhaj.
Pedant, si ‘kukull’, nëse do të garonte se cili shqiptar e çon vetullën më përpjetë, do t’i fitonte zgjedhjet, është presiz, se s’ka kush që shtyhet me kur bëhet fjalë për menaxhimin e vetullës.
P.S. Po dal të të pres tek druri i qershisë…