Gjenevë, 7 shkurt -Në prag te zgjedhjeve te 14 shkurtit në Kosovë, mergimtaret ne Zvicer te zhgënjyer nga injoranca e qeverise dhe KQZ-së ndaj votave të diaspores, jane mobilizuar për ta mbrojtur votën e tyre, me ankesa, dikush me padi e ndokush me protesta, sikur komuniteti kosovar sot ne Zvicër para Pallatit të OKB-së ne Gjenevë, njofton gazeta shqiptare ne Zvicër “Le Canton27.ch”.
Organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë (AEAG) në Gjenevë, sot pasdite (ora 15) para Pallatit të KB në Gjenevë, qindra shqiptare u mblodhën per te protestuar me moton: DU ME VOTU! te cilet per nje ore shprehen pakënaqësinë e tyre ndaj KQZ-së se Valdete Dakaj e cila po injoron voten e diasporës shqiptare.Të revoltuar nga sjelljet e KQZ-së me masat e rrepta kundër votës së diasporës, protestuesit sot në Gjenevë denoncuan politikën diskriminuese dhe lojën e kreut të KQZ-së Valdete Daka, një mike e ngushtë i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tani në Hagë. Ate e akuzuan per manipulim te votave te diaspores.Kerkohet nga OKB, hetim ndërkombëtar ndaj “masakrimit” të votës se diasporës shqiptare nga KQZ e Valdete Dakes!
Do perkujtuar se diaspora shqiptare ne Zvicer dhe vendet tjera te BE-së kishte akuzuar KQZ-ne dhe znj.Daka per manipulime dhe vjedhje te votave duke favorizuar partite e kriminalizuar, siq njihen ne Kosovë.“Po ashtu votimet me telefona ishin problematike, ku shume persona jane bojkotuar nga KQZ. Ka pasur sanksione nga ana e KQZ-së, ku mijera persona nga diaspora jane ankuar se nuk jane thirrur ne telefon nga ane KQZ-së, siq ju ishte premtuar.” kane deklaruar sot organizatoret e protestes para OKB-së ne Gjenevë gazetarit te “Le Canton27.ch” ne vendin e ngjarrjes.Zhvillimet e deritanishme e procesit zgjedhor, të organizuar nga KQZ-ja në krye me Valdete Daka, tregon që interesi i këtyre të fundit nuk është mundësimi i pjesëmarrjes demokratike për mërgatën tonë, por pamundësimi i tij përmes pengesave antidemokratike…” thuhet Asociacionit te Studenteve Shqiptare (AEAG) në Gjenevë.Për Diellza Avdijaj dhe Edon Durakun studente te Universiteti te Gjenevës (UNIMAL) thane se “nuk ka negociata me voten e diapsores. Cdo negociata me voten, si e drejte elementare eshte krim!..”Mesohet ne Gjenevë se znj.Valdete Daka mund te ballafaqohet me drejtesine nderkombëtare ne Hage ose ne Strasbourg për diskrminimin e votes dhe për shkeljen flagrante te konventave nderkombëtare për mohimin e se drejtes elementare te qytetareve per te votuar ne vendin e vete.Ueli Leunberger: Ka ardhur dita që më 14 shkurt pas 20 vitesh t’i thuhet stop korrupcionit!
Kur eshtë fjala për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe voten e diaspores shqiptare, do perkujtuar se 29.445 aplikime per votime të diaspores u refuzuan nga KQZ edhe kësaj radhe. Sipas gazeta zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch” duke ju referuar të dhënave nga KQZ, 151.000 e-maile vetëm 102.100 aplikime u pranuan në listën e votimit.Sipas oratoreve, më 14 shkurt në Kosovë, votuesit nuk do të votojnë për partitë e djathta ose të majta, por kundër korrupsionit dhe mafies politike! Ata do të votojnë për Partinë me Duart e Pastra! Votuesi njeh vetëm “dy parti”, kriminale dhe jo kriminale!
Bardhyl Mahmuti, një publicist i njohur në Zvicër, i ka derguar një mesazh KQZ-së dhe Valdete Dakës ne Prishtinë: “Mos abuzo, mos e zhdukni votën e diasporës shqiptare që po ju mban me bukë. Keto tendenca jo vetëm që jane antidemokratike, por është edhe një krim! “Ndryshe, miku dhe ambasadori i shqiptareve në Zvicër Ueli Leuenberger, para mases se tubuar deklaroi se “eshte koha per ndryshime ne Kosovë e lodhur nga krimi dhe korrupcioni. Une e kam mirëpritur marrëveshjen midis Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. I ftoj gjithe shqiptarët të mbështesin ekipin e ri i cili i jep Kosovës një perspektivë, posaçërisht për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të parandaluar eksodin e kosovarëve në vendet evropiane!..”Kerkesat e protestes se sot te diaspores shqiptareve sot para OKB-së ne Gjenevë ishin:
– Të tërhiqen të gjitha pengesat antidemokratike nga KQZ-ja të cilat e përjashtojnë de facto shumicën e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje.– Të pranohen të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë të cilat dërgohen para 14 shkurtit. Pra, të merret data e dërgesës parasysh dhe jo data e arritjes.– Të pranohen ankesat e dërguara me email në KQZ dhe PZAP dhe të zgjatet afati i pranimit të ankesave për personat që nuk janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit. Së bashku në mbrojtje të demokracisë- DU ME VOTU!Mobilizohet diaspora. Mijera kosovare nga Zvicra drejt Prishtines për te votuar me 14 shkurt!Sipas gazetes shqiptare ne Zvicer “Le Canton27.ch” duke ju referuar burimeve të kompanive dhe agjencive te biletave te aeroplaneve dhe autobuseve, gjate javes se fundit nga Zvicera kane shkuar 12 aeroplane drejt Prishtines nga komuniteti kosovare. Vetem dje dhe sot nga Gjeneva kane shkuan dy avion dhe pesë tjere nga Bazeli dhe Zurichu.. Ndërsa, javen e ardhshme, para te 14 shkurtit, do te fluturojne edhe 16 aeroplane drejt Kosoves si dhe mbi 200 autobusë nga 26 kantone (nga 10 autobuse ) si dhe mijera mergimtare tjerë me vetura.