Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se ende nuk është përfunduar lista përfundimtare e rregulluar që tregon saktë sesa aplikues jashtë vendit janë konfirmuar e sa janë refuzuar.
Sipas tij kjo nuk është shkelja e fundit në këtë proces zgjedhor për të cilin thotë se janë duke e minuar partitë e mëdha.
“Siç e dini nga numri i madh i aplikimeve në KQZ nga jashtë tani ende nuk e kemi listën përfundimtare të rregulluar qe tregon se sa njerëz janë konfirmuar sa janë refuzuar dhe arsyet dhe si ka kalua procesi i telefonat deri në këtë moment verifikimi i telefonit nuk ka përfunduar ende. Nga sot është dashur të fillohet me fletëvotimet nga jashtë vendi. KQZ askund nuk është e përgatitur, ka shkelur këtë afat dhe është ndër shkeljet më të rënda. Kjo nuk është shkelja e parë apo e fundit në këtë proces zgjedhor që janë duke e bërë partitë e mëdha si PDK e LDK bashkë me kryesuesen e KQZ-së”.
Tutje Kurteshi thotë se këto tejkalime të afateve, bëjnë me dije se KQZ ka kaluar në rrafshin e kryerjes së veprave penale.
“KQZ i ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore. Këto tejkalime bëjmë me dije se KQZ ka kaluar në një rrafsh tjetër. Në rrafshin e kryerjes së veprave penale së paku dy veprave penale cenimi i të drejtës së mjetit juridik për qytetarë që jetojnë jashtë vendit. KQZ në vend se të merret me respektim të afateve”, tha ai.
“Kjo që ka ndodh sot i bie sikur më 14 shkurt të shkoni me votu e ju të mos i gjeni fletvotimet. Kjo pengesë është e qëllimshme. Kam kërkuar që ta ftojmë një mbledhje urgjente sot është dashtë të bëhet certifikimi i listës. Me këto pengohet dhe rrezikohet krejt procesi zgjedhor. Me vonesat e njërit proces vonohen të tjerat. Na mundemi me rreziku arritjen e fletvotimeve për ditën e zgjedhjeve. Duke marrë parasysh që afatet sot është dita e fundit për certifikimin e listës e publikimin e fletvotimit. Nëse zvarriten këto afate munden me ardh deri te rrezikimi i procesit”, ka thënë ai.