Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arianit Beqiri, është ndër të parët e partisë që ka reaguar pasi PZAP ka vërtetuar pjesën ku KQZ ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV-së Albin Kurtin.
Sipas Beqirit, PZAP është regjim i vjetër, por “beteja vazhdon”.
“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër” ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër.