Në ngjarjet e jetuara pas bastisjes së ndërtesës së Kongresit në kryeqytetin Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga përkrahësit e Presidentit Donald Trump humbën jetën 4 persona dhe u ndaluan të paktën 52 të tjerë.
Në vend u shpallë gjendje emergjente për 15 ditë.
Disa nga mbështetësit e Trump që organizuan një demonstratë në kryeqytet arritën të kapërcejnë barrikadën e policisë dhe hynë në ndërtesën e Kongresit.
Policia u përgjigj me gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që hynë në ndërtesë. Gruaja e plagosur me armë zjarri gjatë përleshjeve që u jetuan në ndërtesën e Kongresit humbi jetën.
Policia e Washington DC raportoi se gruaja e plagosur gjatë ngjarjeve në ndërtesën e Kongresit nuk u arrit të shpëtohet në spitalin ku u dërgua për trajtim, ndërsa nuk dha informata në lidhje me identitetin e gruas në fjalë.
Ndërkaq shefi i policisë në Washington Robert Contee njoftoi se edhe 3 persona të tjerë humbën jetën në këto ngjarje.
Shefi i policisë, i cili deklaroi se një nga viktimat që humbi jetën ishte një burrë dhe 2 prej tyre ishin gra, bëri të ditur se këta persona vdiqën në shërbimet e urgjencës ku u dërguan për trajtim, ndërsa nuk zbuloi identitetin e personave në fjalë.
Contee raportoi gjithashtu se 14 oficerë policie u plagosën lehtë në incidente dhe të paktën 52 njerëz u arrestuan.
Forcat e sigurisë thanë gjithashtu njoftuan gjetjen e lëndëve plasëse afër ndërtesës së Kongresit të cilat u deaktivizuan.
Si rezultat i zhvillimeve, Kongresi pezulloi seancën për të aprovuar zgjedhjen e Joe Biden si president, ndërsa Nënpresidenti Mike Pence, i cili drejtoi seancën, u nxor jashtë ndërtesës. Ai bëri thirrje për “dhënien fund të ngjarjeve të dhunës në ndërtesën e Kongresit”, duke thënë se dhuna nuk do të tolerohet.
Pak kohë më vonë nga ndërtesa u evakuuan edhe senatorët.
Mësohet se në ngjarjet e jetuara u plagosën një numër i madh i policëve.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti një konferencë për shtyp duke bërë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj “demokracisë amerikane dhe sundimit të ligjit”.
Biden iu drejtua Trumpit, duke thënë se ai duhet të “dalë para kamerave, për t’i dhënë fund rrethimit (të ndërtesës së Kongresit)”.
Guvernatori i Pensilvanisë, Tom Wolf, në një deklaratë përmes llogarisë së tij në Twitter, e quajti hyrjen e demonstruesve në ndërtesën e Kongresit në kryeqytetin Washington si një “tentativë për grusht shteti”.
Pas këtyre zhvillimeve, Trump udhëzoi Gardën Kombëtare të “ndërhynte në ngjarjet në ndërtesën e Kongresit”.
“Me kërkesë të Gardës Kombëtare të SHBA-së 1.000 pjesëtarë të saj do të zhvendosen nga New York në kryeqytetin Washington për dy javë”, tha Guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo në llogarinë e tij në Twitter.
Donald Trump gjithashtu në mediat sociale u bëri thirrje demonstruesve të “qëndrojnë paqësorë”. Ndërsa tensionet u përshkallëzuan, Donald Trump kësaj radhe postoi një video ku tha se “ata na vodhën zgjedhjet, por tani ju duhet të shkoni në shtëpi”.
Para fillimit të ngjarjeve, Presidenti Trump kishte thënë se nuk do ta pranonte humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale dhe nuk do të heqë dorë nga përpjekjet.
Trump iu drejtua mbështetësve të tij të mbledhur në Uashington pas xhamit antiplumb për të protestuar ndaj seancës së Kongresit për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit dhe vazhdoi pretendimet e tij se “Demokratët kanë bërë parregullsi në zgjedhje”.
“Unë kurrë nuk do ta pranoj humbjen, nuk do të heq dorë”, tha Trump, duke argumentuar se ai ishte fituesi i vërtetë i zgjedhjeve.