Një shpërthim ka ndodhur sot më herët në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.
Ndërsa tani në një përgjigje për Sinjalin, Jeton Zeqiri, i cili është edhe drejtor i Spitalit Rajonal në Ferizaj ka thënë se 32 persona persona kanë kërkuar ndihmë, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në QKUK.
“32 persona kanë kërkuar ndihmë, nga këta 32, 24 kanë qenë pacientë që është dashur per hospitalizim, 8 janë dërguar në QKUK, 12 janë në Spitalin Rajonal të Ferizajt”, tha ai.
Po ashtu, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe QKUK-në për të pyetur për gjendjen e personave të lënduar, të cilët thanë se nuk kanë arritur ende.