Gjatë ditës së djeshme, nga ora 07:00 deri në 19:00, është bërë ndërprerja e qarkullimit nga rruga “Tahir Sinani” e deri tek sheshi UÇK në qytetin e Shtimes.
Kjo për shkak të kryerjes së punimeve në rrugën “Tahir Sinani”, më saktësisht, implementimin e fazës së tretë të planit për rregullimin e parkut-sheshit: shtrimi i shtresës së asfaltit.
Megjithatë ajo çka ra në sy ishte shtrimi i asfaltit mbi gjysmën e kapakut të pusetës së ujërave të zeza.