Një shpërthim ka ndodhur sot para pak minutave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.
Në disa foto të dërguara në adresë të Gazetës Sinjali shihet se shpërthimi ka ndodhur në lokalin “Steak House” , i cili duket që është demoluar tërësisht.
Në vendin e ngjarjes shihet se ka dalë edhe policia, e cila e ka bërë rrethimin e vendit me shirita rrethues.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar komandanti i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, i cili tha se në mesin e personave të lënduar janë edhe disa vizitorë.
Gazeta Sinjali ka provuar që të kontakojë edhe me zjarrfikësit, qendrën tregtare dhe lokalin në fjalë, por nuk ka pranuar përgjigje.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.