Derisa partitë politike garojnë në zgjedhje, infermierët kërkojnë zgjidhje për kërkesat e tyre. E kemi thënë shpesh dhe vazhdojmë ta themi që për ti ruajtur infermierët, duhet koeficient 3.2 dhe vlerësim i punës së tyre, shkruan Gazeta Mejdani
Lënia në fund të tabelës së koeficientëve infermierët, ka revoltuar në masë të madhe secilin nga ata, e që sipas tyre ndihen të zhvlersuar nga shteti, si në paga ashtu edhe në shumë qështje të tjera. Gjermania çdo ditë po jep me mijëra euro për t’i marrë, ndërsa ne këtu i kemi dhe nuk kujdesemi që t’i ruajm.
Nesër do të jetë shumë vonë.
Deri sot pak, shumë pak kanë kërkuar infermierët, kanë punuar dhe kanë heshtur, kanë bërë punën edhe të ndimësinfermierëve, bartësve, etj., dhe ende vazhdojnë ta bëjnë.
Kjo duhet të marr fund. Infermierët duhet të bëjnë punën për të cilën janë të thirrur. /Gazeta Mejdani/
Discussion about this post