Si pasojë e infektimit me COVID-19, doktori Sabejdin Smoni ka ndërruar jetë. Ai ka qenë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit tash e 40 ditë, shkruan Gazeta Mejdani.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, i cili ka shtuar se i ndjeri ka qenë Specialist i Mjekësisë Familjare.
“I ndjeri është doktor Sebajdin Smoni – Specialist i Mjekësisë Familjare. Ka vdekur prej COVID-19 pas një qëndrimi prej 40 ditësh në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë Elez Kurtaj.