Nënsekretari i Ministrisë hungareze të Mbrojtjes, Gaspar Maroth tha se vendi i tij ka porositur për të blerë 40 automjete të tjera të blinduara 4×4 nga Turqia.
Maroth në një prononcim të bërë për Agjencinë Hungareze të Lajmeve (MTI) tha se ata po synojnë të blejnë më shumë se 300 automjete të blinduara me programin e përgatitur për të rritur fuqinë mbrojtëse të ushtrisë hungareze.
Maroth tha se në kuadër të programit në fjalë është nënshkruar një marrëveshje për furnizimin edhe me 40 automjete të tjera të blinduara 4×4 nga Turqia.
Hungaria ishte e 6-ta në botë dhe vendi i parë në Bashkimin Evropian që zgjodhi “Ejder Yalçin” për të përmbushur nevojat e forcave të saj të sigurisë.